Më i votuari në listën e hapur të PS, Gonxhja: S’u kam shkuar njerëzve nëpër shtëpi
Ministri i Kulturës Blendi Gonxhja, më i votuari në listën e hapur të Partisë Socialiste të Tiranës tha në një intervistë për Euronews Albania se fitoren e tij nuk e ka favorizuar fakti që ka bërë fushatë si ministër.
Kjo, sipas Goxhes në momente të caktuara mund të shihet dhe dizavantazhuese pasi përgjegjësia dhe kërkesa e llogarisë ndaj tij ka qenë më e madhe.
Ai tregoi se lloji i fushatës që ka bërë në zonën ku kandidonte ka pasur një lloj takti, duke refuzuar të hynte në privatësi nëpër shtëpitë apo bizneset e tyre.
“Nuk besoj se do dalë një person që të thotë se ka qenë i detyruar në zonë time që të votojë për ministrin Gonxhja. Nuk kam dalë në trotuare a dyqane duke iu hyrë njerëzve në privatësinë e tyre. Jam përpjekur të kem një takt të edukuar për të bërë që të kuptohet se qasja është serioze. Kam bërë takime me shumë njerëz për të dëgjuar problemet e tyre. Kur shkon edhe si ministër përgjegjësia është edhe më e madhe. Të shkosh si ministër nuk është favor, se ai presupozohet të zgjidhë çështje të shumta duke qenë edhe si pjesë e kabinetit. Ky është presion më i madh se ai ndaj një kandidati që nuk ka asnjë përgjegjësi”, tha Gonxhja.
LEXONI GJITHASHTU:
Gara për Prishtinën, Përparim Rama zbulon projektin ambicioz
Rusia kërcënon Europën/ Deputetja ukrainase: Ja plani që ka Putin për luftën
Çfarë ndodh me familjen Thaçi? E zbulon miku i afërt
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë