Çfarë ndodh me familjen Thaçi? E zbulon miku i afërt
Artan Berhami kandidat për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ishte i ftuar këtë të diel në Euronews Albania për të folur rreth situatës së Kosovës e cila feston të hënën 17-vjetorin e pavarësisë.
Berhami foli ndër të tjerat edhe për gjyqin që u është bërë e po vazhdon të behët në Gjykatën e Hagës ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, përfshirë këtu edhe ish-presidentin Hashim Thaçi.
ai tha se këto 5 vite kanë qenë të vështira jo vetëm për ish-presidentin, por edhe për familjen e tij të cilët kanë jetuar në një situatë të ngjashme si ajo që kanë pasur gjatë kohës së Millosheviçit. Megjithatë sipas Berhamit, familja Thaçi ka ditur ti kalojë me dinjitet këto sfida.
“Këto 5 vite për familjen Thaçi kanë qenë tepër sfiduese, por unë mendoj se ata janë mbajtur tepër mirë. Edhe vëllezërit edhe i biri kanë reaguar emancipim të lartë, janë përkushtuar për Thaçin, janë munduar të mos ndikohen asnjë nga rrethanat politike dhe as nga rrethana të tjera në mënyrë që ky rast gjyqësor të fitohet. Sjellja e tyre është një sjellje e jashtëzakonshme.
Këtu në Kosovë ne kemi një thënie që dikujt i ka hije edhe vdekja edhe dasma, në këtë rast edhe familjes Thaçi i ka pasur hije kjo mbrojtje dinjistoze dhe mënyra si janë sjellë, Nuk ka pasur asnjë skandal asgjë që mund të dëmtonte reputacionin e Hashim Thaçit. Në këto 5 vite kjo familje disi i është rikthyer një periudhë e errët e viteve ‘90 ku kanë qenë të persekutuar dhe të dënuar nga regjimi i Millosheviçit. Megjithatë ata e kanë kaluar me shumë dinjitet këtë sfidë”,-tha Berhami.
LEXONI GJITHASHTU:
Gara për Prishtinën, Përparim Rama zbulon projektin ambicioz
Rusia kërcënon Europën/ Deputetja ukrainase: Ja plani që ka Putin për luftën
Më i votuari në listën e hapur të PS, Gonxhja: S’u kam shkuar njerëzve nëpër shtëpi
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
- 19:32 Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
- 19:27 Kina kryeson listën botërore të superkompjuterëve me “LineShine” në vend të parë
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo