Nuredin Dumani në kërkim nga policia si i dyshuar për vrasjen e Bujar Çelës në Elbasan
Nuredin Dumani, 37 vjeç, u shpall të premten në kërkim nga policia si autor i vrasjes së Bujar Çelës në Bradashesh të Elbasanit një muaj më parë.
Sikurse Euronews Albania raportoi të enjten, policia dhe prokuroria kanë mundur ta zbardhin ngjarjen e ndodhur më 17 shtator, ku Bujar Çela u ekzekutua teksa konsumonte kafen e mëngjesit.
Autoritetet dyshojnë se përveç Dumanit, në vrasjen e Çelës kanë marrë pjesë edhe persona të tjerë, të cilët po hetohet për t’i identifikuar.
Tridhjeteshtatëvjeçari rezulton të jetë i implikuar edhe në krime të tjera, ndërsa vlen të thuhet se ai dhe Talo Çela, i vëllai i viktimës, ishin të dyshuar kryesorë për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës në fund të muajit qershor.
Për kapjen e Çelës policia kishte vendosur 10 mijë euro shpërblim, ndërsa ai akuzohet të ketë lidhje edhe me një grabitje prej miliona eurosh në aeroportin e Rinasit.
Lexoni gjithashtu:
Vritet në një atentat në Elbasan vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur