“Takova ministrin”/ Ulsi Manja reagon për deklaratën e Spartak Dobit: As nuk e njoh

9 Janar 2023 | 10:29

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka reaguar në lidhje me intervistën ekskluzive të dhënë për emisionin “Review”, në Euronews Albania, nga bashkëshorti i Rozeta Dobit, sanitares e cila kishte vjedhur së bashku me të birin qindra mjëra euro në banesat e zyrtarëve ku pastronte në kryeqytet.

Në intervistë Spartak Dobi, tha se pas arrestimit të familjarëve kishte pasur një takim me Ministrin e Drestësisë, ku ky i fundit i kishte premtuar lirimin e djalit.

Përmes një reagimi zyrtar Ulsi Manja, përgënjeshtron mbajtjen e takimit dhe thekson se deklaratat e Dobit janë shpikur për shkak të gjendjes së tij të rënduar posikologjike. Ministri shton se as nuk është takuar dhe as nuk e njeh fare personin në fjalë.

REAGIMI I MINISTRIT TË DREJTËSISË

Mbrëmjen e djeshme u njoha me një intervistë të dhënë nga bashkëshorti dhe babai i dy të akuzuarve për vjedhjen e një shume parash në Tiranë.

Kushdo që do ta shihte atë intervistë do e kuptonte lehtësisht gjendjen e rënduar të personit të intervistuar.

Dua të besoj se ishte pikërisht kjo gjendje e rënduar arsyeja që e ka shtyrë zotin Dobi të shpikë edhe takimin me mua, apo dialogun imagjinar që paskemi patur me njëri-tjetrin. Por teksa gjendja psikologjike e një pensionisti që vuan arrestimin e djalit dhe gruas mund të kuptohet, është e pajustifikueshme përdorimi që i bëhet këtij personi nga media për qëllime kryekëput politike.

E vërteta është se unë kurrë nuk jam takuar me Spartak Dobin. Madje as nuk e njoh këtë person, as familjarët e tij. Sikurse unë kurrë nuk kam punuar në Bashkinë e Tiranës, pavarësisht pretendimeve të personit në fjalë.

Si Ministër i Drejtësisë, unë mbështes plotësisht hetimet e organeve përgjegjëse dhe inkurajoj zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dënimin e fajtorëve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026