“Çfarë më tha ministri i drejtësisë”, burri i pastrueses hajdute tregon detajet
Spartak Dobi, bashkëshorti i pastrueses Rozeta Dobi ka folur ekskluzivisht për emisionin “Review” në Euronews Albania, pasi gruas së tij iu sekuestruan mbi 400 mijë euro të cilat i kishte vjedhur në shtëpi të ndryshme të Tiranës.
Ai tha se ditën e sotme ka takuar ministrin e drejtësisë Ulsi Manja, i cili i ka premtuar se djalin e tij Havier Dobi që vodhi një banesë së bashku me nënën do të bëjnë çmos që ta lirojnë nga burgu.
Më tej i moshuari thotë se 23-vjeçari është i pafajshëm dhe nuk ka lidhje me vjedhjet për të cilat akuzohet.
“Sot kam qëndruar gjithë ditën me ministrin e drejtësisë. I kam treguar për ngjarjen e më tha do të bëjmë çmos që djalin ta lirojmë por gruan jo. I thashë gruan çojeni më tej Stambollit. Djali nuk ka faj, e ka mësuar e ëma. I kishim në rregull të gjithë gjërat. Djali shkonte punonte natën”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ekskluzive, flet bashkëshorti i pastrueses që vodhi mijëra € në shtëpitë në Tiranë
- Iu gjetën 400 mijë euro në banesë, taktikat që përdorte pastruesja për të vjedhur
- Iu vodhën 120 mijë € në banesë, Beci: Pse duhet të hetohet Alda Klosi
Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë