Rama: Luli çun i mirë, por se merr kush në telefon natën

9 Tetor 2020 | 15:16

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë Asamblesë Kombëtare ka bërë disa premtime bombastike për mandatin e tretë por edhe për periudhën që ka mbetur të këtij mandati. Ndër të tjera, kryeministri i vendit premtoi se aeroporti i Kukësit do të jetë i përfunduar para zgjedhjeve, kurse për aeroportin e Vlorës dhe Sarandës nuk dha datë konkrete për përfundimin e tyre.

“Unë o do t’i marr 120 demokratë nga ata që më shajnë rregullisht dhe do t’i ul në Kukës që të votojnë PD o s’ka. Mbajeni mend se çfarë po u them. Do hap konkurs në Facebook kush ka sharë më shumë. Aeroporti i Vlorës u pengua nga COVID për fat të keq. Javës tjetër do ta hapim procesin ku e kemi lënë. Vitin e ardhshëm do përfundojë, por nuk po jap datë, se na ikin datat jo për fajin tonë dhe dalin vlonjatët pastaj thonë aeroporti do ndërtohet në Surrel. Mandati i tretë do të mbyllet me tre aeroporte plus këtë që kemi”, deklaroi kreu i PS-së.

Nga ana tjetër, Rama premtoi ndërtimin nga e para të dy porteve më të mëdha në vend, atë të Durrësit dhe Vlorës, ndërsa portet ekzistuese në të dy qytetet u shpreh se do të kthehen në porte turistike.

“Portin e Vlorës do ta nisim në pranverë para përfundimit të mandatit. Do ndërtojmë portin e ri të mallrave dhe peshkatarëve në Tri Port. Portin e Durrësit, do të iki nga aty do të bëhet port turistik. Do të ndërtojmë portin e ri të mallrave në Porto Romano dhe kjo nuk do të ndodhi pas 100 vjetësh, por shpejt. Do fillojmë vlerësimet me qeverinë e Kosovës dhe për Portin e Shën Gjinit”, tha Rama.

Kryetari i PS-së bëri premtime dhe për infrastrukturën rrugore, duke përmendur projekte që pritet të financohen nga Bashkimi Evropian dhe vetë qeveria. Një ndër to ishte Korridori Blu, që bën fjalë për ndërtimin e një rruge në vijën bregdetare të vendit nga Murriqani deri në Vlorë. Rama nuk i kurseu akuzat për kundërshtarët politikë duke i paraqitur ata si barbarë.

“Në mandatin e tretë do ta bëjmë Shqipërinë të vrapojë. Jemi vendi i parë në rajon për thithjen e fondeve të BE në bujqësi. Jemi vendi i parë në Ballkan për shërbimet digjitale për qytetarët. Kur vijnë ata rrëmbejnë shinat e trenit për skrap. Ata, po panë shinë e çojnë për shkrap. Ata kanë probleme me hekurudhat se duan tramvaj elektrik”, u shpreh kreu i PS-së.

“Luli është shumë çun i mirë por a ka një shqiptar që kur ka një hall merr Lulin në tel natën. Edhe njerëzit e afërt thonë lerë mos e shqetëso se është orar gjumi. Ata janë mbrapa, prandaj ulërasin, kërcënojnë shantazhojnë pasi nuk e kanë shpejtësinë për të na arrit”, shtoi Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026