Spartak Dobi: Do të shes shtëpinë për të nxjerr djalin nga burgu

9 Janar 2023 | 14:00

Spartak Dobi, bashkëshorti i Rozeta Dobit, sanitares e cila kishte vjedhur së bashku me të birin Havier Dobi, qindra mjëra euro në banesat e zyrtarëve ku pastronte në kryeqytet, ka dhënë një tjetër  intervistë për Euronews Albania.

Në intervistë Dobi shprehet se do të shesë shtëpinë për të nxjerrë të birin nga burgu.

Ai pranon se familja e tij nuk ka qenë ndonjëherë në gjendje të vështirë ekonomike dhe shton se ka dhe një banesë në zonën e Pazarit të Ri në kryeqytet, të cilën e jep me qera prej 1 mijë euro në muaj.

“Djali punonte taksist, do shes shtëpinë që të nxjerr djalin. Do marr një shtëpi me qera vetë, se e kam një shtëpi te pazari i ri dhe më ndihmon ai italiani me para, më jep 1 mijë euro në muaj. Nuk është se kemi qenë keq nga lekët”, tha Dobi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026