Euronews Albania në banesën e Spartak Dobit, avokatja kërkon largimin e gazetares
Euronews Albania ka qenë në banesën e Spartak Dobit, bashkëshortit të Rozeta Dobit, sanitares e cila kishte vjedhur së bashku me të birin qindra mjëra euro në banesat e zyrtarëve ku pastronte në kryeqytet.
Teksa ishte në raportim, gazetarja Ortensa Budlla ka telefonuar avokaten që përfaqëson nënë e bir.
Kjo e fundit, i ka kërkuar gazetarës që të largohet nga banesa e Spartak Dobit, teksa pretendonte se ajo është futur brenda me forcë.
Nënë e bir, Rozeta Dobi dhe Havier Dobi janë lënë në burg, pasi akuzohen për vjedhjen e mijëra eurove, dollarëve si dhe një sasie aksesorësh floriri në banesën e ish-zyrtares së lartë, Alda Klosi.
Nënë e bir nuk kanë dhënë asnjë deklaratë paar gjyqtarit Arben Micku që udhëhoqi dhe seancën gjyqësore.
Prokurorja e çështjes Mirela Zavalani i ka akuzuar nënë e bir vetëm për vlerën 120 mijë euro të gjetura në shtëpinë e Klosit e jo për paratë që janë gjetur në shtëpinë e Rozeta dhe Havier Dobit.
Zavalani nuk ka ngritur akuza të tjera për 400 mijë eurot e gjetura në aspirator. Alda Klosi ka qenë një zyrtare e lartë, teksa vjedhja në banesën e saj, e cila jetonte bashkë me vajzën, ka ndodhur më 15 dhjetor të vitit 2022.
Ditën e djeshme, në banesën e nënë e bir, u gjetën rreth 405 mijë euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri pas një kontrolli të ushtruar nga forcat e policisë, që dyshohet se janë vjedhur nga banesa e Klosit.
LEXONI GJITHASHTU
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në