Një spanjoll në pankinë, zgjidhet trajneri i ri i Portugalisë

9 Janar 2023 | 15:46

Largimi i Fernando Santos pas 8 vitesh në krye të kombëtares së Portugalisë i hapi rrugë emërimit të një tekniku të ri. Luzitanët nuk humbasin kohë kështu që menjëherë gjejnë zëvendësuesin. Roberto Martinez është trajneri i sapo emëruar i Portugalisë, me tashmë disa objektiva në krye të skuadrës. Mbërritja në Euro 2024 që zhvillohet në Gjermani është prioritet, ndërkohë një tjetër detyrë e spanjollit është rikthimi në kombëtare i Kristiano Ronaldos.

49-vjeçari ka drejtuar disa skuadra në karrierën e tij, ku e nisi fillimisht tek Suonsi, e më pas tek Uigan, Everton dhe kombëtaren e Belgjikës. Rrugëtimi i tij tek djajtë ishte pozitiv, ndërkohë fështimi në Botëror bëri që ai të shkarkohej, duke kërkuar diçka të re.

E njëjta gjë ndodhi dhe me Fernando Santos, që u largua nga Portugalia menjëherë pas eleminimit nga botërori i Katarit. Situata e krijuar me Cristiano Ronaldon bëri që ndaj tij të shpërthenin akuzat, kështu që gjithçka u vulos pas ndeshjes me Marokun. Ai arriti të fitonte Europianin e 2016-ës me luzitanët, ku mposhti Francën në finale me rezultatin 1-0.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026