Nikoll Mëhillaj: Kam prova që ish-drejtori Bajram Ibraj ishte i përfshirë në trafik
Sot mbushen plot 19 vjet nga tragjedia e 9 janarit të 2004 në Karaburun, ku 21 persona humbën jetën si pasojë e avarisë në motorin e gomones që u nis nga Vlora. Ata ishin nisur drejt Italisë, ndërkohë që mes të vdekurve ishte edhe një skafist. Familjarët e viktimave kërkojnë të zbardhet ngjarja, ndërkohë që drejtësinë e kërkojnë edhe nga SPAK.
Nikoll Mëhillaj, kryetar i shoqatës “9 janari” tha në një intervistë për Euronews Albania se familjarët e viktimave të tragjedisë kanë prova që vërtetojnë se ish-drejtori i policisë së shtetit në 2004, Bajram Ibraj nuk ka ndërhyrë për të shpëtuar gomonen pasi ishte i përfshirë në trafik.
“Bajram Ibraj ka thënë në atë kohë se e kanë bërë operacionin e kërkim-shpëtimit. Kur i ka bërë letër Moisiu, në atë kohë president dhe i ka kërkuar sqarime për tragjedinë, i ka thëne se nuk e kemi bërë operacionin se s’kemi pasur mjete dhe forca, janë me dokumente këto. Kam shumë fakte se Ibraj ka dashur t’i lërë të vdesin aty që të fundosej ajo gomone për të fshehur poshtërsitë që ka bërë. Janë të gjitha faktet që Ibraj i ka lënë të vdesin me qëllim”, u shpreh Mëhillaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- 19 vite nga tragjedia e 9 janarit, 28 shqiptarë u mbytën në ujërat e detit Jon
- Tragjedia me emigrantët, reagon kryeministri britanik: Dhimbje për ngjarjen
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 14:42 Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 14:36 Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android