‘S’dyshohen bashkëpunëtorë të tjerë’, flet avokati i pastrueses që vodhi mijëra euro
Artan Gjermeni, avokati i Rozeta dhe Havier Dobi thotë se vjedhja e mijëra eurove në banesën e zyrtares Alda Klosi është kryer në bashkëpunim nga nënë e bir.
Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, Gjermeni u shpreh se nuk ka dyshime për bashkëpunëtorë të tjerë në grabitjen spektakolare.
“Nuk ka akuzë për grabitjen por për vjedhje. Deri në këtë fazë dyshimin më i arsyeshëm i konstatuar nga gjykata është për bashkëpunimin e nënë e bir për vjedhjen e kësaj pasurie. Deri sot nuk kemi definicionin që të konstatojë hapësirën në kohë dhe hapësirë. Dyshimi i arsyeshëm është për vjedhje në një rast, për banesën e zyrtares Alda Klosi”, tha avokati.
Nënë e bir, Rozeta Dobi dhe Havier Dobi janë lënë sot në burg, pasi akuzohen për vjedhjen e mijëra eurove, dollarëve si dhe një sasie aksesorësh floriri në banesën e ish-zyrtares së lartë, Alda Klosi.
Nënë e bir nuk kanë dhënë asnjë deklaratë para gjyqtarit Arben Micku që udhëhoqi dhe seancën gjyqësore.
Prokurorja e çështjes Mirela Zavalani i ka akuzuar nënë e bir vetëm për vlerën 120 mijë euro të gjetura në shtëpinë e Klosit e jo për paratë që janë gjetur në shtëpinë e Rozeta dhe Havier Dobit.
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta