Miratohet pr/buxheti, 20 mld lekë për rindërtimin pas tërmetit, s’ka rritje pagash

13 Dhjetor 2019 | 15:00

Projektbuxheti për vitin 2020 u miratua ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë, bashkë me ndryshimet që reflektojnë marrjen e masave për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kështu, nga buxheti i 2020,13 miliardë lekë do të shkojnë për fondin e rindërtimit. Këtij fondi do t’i shtohen për këtë qellim edhe 7 miliardë nga donatorët, duke e çuar shifrën e tij totale në 20 mld lekë.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj sqaroi se në buxhet parashikohen edhe 1.2 miliardë lekë për programin e strehimit dhe bonuset e qirave për të prekurit nga tërmeti.

Sipas Ministrisë së Financave, nga ndryshimet në projektbuxhetin 2020 nuk do të preket fondi për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore, por do të shtohen 3 miliardë lekë shpenzime kapitale për Ministrinë e Infrastrukturës. Buxhet i ri nuk parashikon rritje page për administratën shtetërore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026