Prej 9 muajsh në çadër, PD-ja denoncon një tjetër rast të pastrehësh nga tërmeti

10 Tetor 2020 | 17:54

Partia Demokratike denoncoi sërish një rast të një familjeje e cila ka mbetur e pastrehë për shkak të tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar.

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ishte në Kurbin pranë familjes të Etleva Veseli, nënë e gjashtë fëmijëve, ku e gjithë familja prej 9 muaj jeton në çadër.

Duke treguar vështirësitë e përditshme dhe shtëpinë të shkatërruar prej 11 muajsh ajo kërkon një shtëpi ku të qëndrojë së bashku me fëmijët e saj.

“Nuk na ka dhënë askush asnjë lloj shprese. Vetëm na ka dal shtëpia DS3 e pabanueshme. Shtetit unë i kërkoj që të fusë kokën me gjithë kalamaj”, tha ajo.

Zona e Kurbinit është një ndër më të dëmtuarat nga lëkundjet sizmike të fundvitit të shkuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026