Mungojnë aparatura për operacionet, Manastirliu: Po marrim masat për t’i siguruar
Pas denoncimit të qytetarëve për moskryerjen e operacioneve të zemrës në Shërbimin e Kirurgjisë kardio-vaskulare në QSUT për shkak të mungesës së oksigjeneratorëve, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i është përgjigjur pyetjes së Euronews Albania ku pohon se po merren masat për t’i siguruar.
“Kemi marrë masa për materialet që kanë qenë dhe për të shtuar volumin të vijojë në shërbimin e kardiokirurgjisë. Numri i ndërhyrjeve është rritur krahasuar me një vit më parë me 30%, janë 847 ndërhyrje që janë kryer”, tha Manastirliu.
Lidhur me rastin e infektimit me HIV/AIDS të një fëmije 1 vjeç, Manastirliu theksoi se janë zbatuar protokollet mjekësore.
“Dua të them që ne kemi ndjeshmërinë maksimale për këtë rast. Kuptojmë dhe e ndiejmë. Ndaj reagimit të prindërve, jemi mirëkuptues, e përsëris ndjeshmërinë maksimale. Në ministri ne punën e bazojmë mbi ekspertizën e ekspertëve tanë. ISHP ka kryer hetimin epidemiologjik dhe e ka vlerësuar që në çdo hallkë të sistemit shëndetësor. Sipas ISHP janë zbatuar protokollet mjekësore”, u shpreh ministrja.
Ministrja Manastirliu gjatë analizës vjetore të punës për vitin 2022 tregoi edhe për investimet që do të kryhen gjatë 2023.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West