Bamir Topi: Kam kaluar ngjarjet e ’97, por 8 janari është dhimbje dhe turp

10 Janar 2023 | 19:06

Ish-presidenti Bamir Topi e cilësoi sulmin ndaj selisë së PD në 8 janar 2021 si një nga ngjarjet më të dhimbshme dhe më turpëruese në historinë e kësaj partie.

Në një intervistë për Euronews Albania, Topi u shpreh se situata e krijuar në selinë e PD për shkak të luftës mes demokratëve ia kalon ngjarjeve shumë të rënda me të cilat është përballur kjo parti në vitet 96-97.

“Kam mbetur pa fjalë, është një dhimbje. Unë i takoj atij brezi politikanësh që janë futur një politikë shume herët dhe kam kaluar situata tepër të vështira brenda asaj partie, që lidhen me vitin ’96-‘97 kur kam qenë ministër e më tej në fillim vitet 2000 kur situata politike dhe e sigurisë në Shqipëri ka qenë shumë e dobët. Por ngjarje më të dhimbshme dhe turpëruese se ajo e 8 janarit nuk kam parë. Një ngjarje merr karakter nga qëllimi, nëse je brenda një qëllimi normal edhe interpretimi është normal, nëse ai qëllim është të marrësh selinë dalim në parime që nuk i takojnë demokracisë. Turpërimin duhet të shkojë në mënyrë uniforme për ata jashtë dhe ata brenda, ngjarjet nuk ndodhin në një ditë”, tha Topi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023