‘Marubi’ rekord vizitueshmërie, mbi 15 mijë turistë panë nga afër muzeun në Shkodër

10 Janar 2023 | 20:30

Muzeu kombëtar i fotografisë Marubi në një konferencë për media ka bërë një bilanc për arritjet e vitit 2022, vit i cili është më i suksesshmi që nga rivitalizimi i këtij muzeu në Shkodër me një rritje shumë të lartë të vizitueshmërisë.

Shumë ekspozita të kuratorëve të mirënjohur vendas dhe të huaj përgjatë gjithë vitit por jo vetëm tërhoqën vizitorët e shumtë të turizmit kulturor në Shkodër.

“Në 2022 muzeu Marubi regjistroi 15.644 vizitorë, 126% më shumë se 2021, por kjo nuk është një statistikë që është treguesi më i vërtetë, meqenëse 2021 ka qenë një vit i ndikuar nga pandemia. Statistika që në na bën që të jemi shumë entuziastë është pikërisht krahasimi me vitin para pandemisë, pra vitin 2019. Pra, kemi 12% rritje të vizitorëve dhe 30% rritje të të ardhurave nga shitja e biletave. Për ne ky është suksesi i muzeut“, thotë Luçjan Bedeni, drejtues i Muzeut Të Fotografisë ‘Marubi’.

Ndër arritjet e këtij viti është rikthimi pas në kohë me laboratorin e fotografisë, duke zhvilluar si në kohë të  vjetra prodhimin e fotografisë në dhomën e errët, por edhe ekspozitat e kuratorëve shumë të njohur si Juta Benzerbert që ka fiksuar në objektivin e saj tranzicionin e Shqipërisë që nga viti 1991 e deri në ditët e sotme.

Po ashtu, ekspozita e fundit e Michel Setboun “Fotoreporteri në kohën e duhur në vendin e duhur” që fiksojnë momentet kulmore të tranzicionit shqiptar ndër vite.

Bedeni theksoi se 2023 pritet të jetë shumë i larmishëm, plot surpriza dhe risi për të apasionuarit e fotografisë e ku tjetër më bukur se në djepin e artit dhe kulturës, në Shkodër.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026