Muzeu “Kadare” tërheq turistët, shtëpia e shkrimtarit pikë referimi në Gjirokastër

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shtëpia e lindjes së korifeut të letrave shqipe, Ismail Kadare, në Gjirokastër po ngjall interesin e turistëve vendas dhe të huaj.

Shtëpia muze e rivitalizuar së fundi ka marrë profilin e muzeut për jetën dhe veprën e shkrimtarit të njohur ndërsa edhe në këtë periudhë dimri është vizituar nga rreth 1 mijë turistë vendas dhe të huaj.

Shtëpia e gurtë, së cilës Kadareja në romanin e tij “Kronikë në gur”, i kushton faqe të tëra në përshkrimin letrar aktualisht është kthyer në një element të veçantë të prezantimit të vetë qytetit, Gjirokastrës. Krahas botimeve letrare dhe relikeve që kanë lidhje me jetën dhe krijimtarinë e Kadaresë pjesë e materialeve të muzeut është edhe ofrimi i informacionit për vizitorët nëpërmjet teknologjisë digjitale.

- Advertisement -

“Që prej muajit shtator që u hap Muzeu i Kadaresë kemi parë një interes tepër të lartë nga vizitorët  qoftë vendas edhe të huaj. Zë një vend shumë të mirë në preferencat e tyre vepra e Kadaresë, jeta e Kadaresë por gjithashtu edhe vetë shtëpia, e cila prezanton një shtëpi tradicionale karakteristike të Gjirokastrës”, thotë Vikiana Nakaj, cicerone.

Vizitorët tregojnë emocionet e përjetuara teksa shohin nga afër shtëpinë e shkrimtarit të madh shqiptar.

“Emocioni im është që unë vij për herë të parë këtu në Gjirokastër dhe për herë të parë futem në shtëpinë e shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Shoh diçka të radhë, ndërtimi dhe çdo gjë është e përsosur. Mendoj të rikthehem sërish pas një kohe. Gjirokastra qenka shumë e bukur. Se unë vij për herë të parë, kam qëndruar një natë dhe them se do të kthehem së shpejti. Me ka lënë përshtypje shumë të mira”, shprehet një vizitor.

Krahas punës në shërbim të vizitorëve, stafi që përkujdeset për banesën Kadare punon edhe për mbledhjen e relikeve të ndryshme që lidhen me jetën dhe krijimtarinë letrare të shkrimtarit.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Berisha zbulon si do të ndahen kandidatët e këshillave bashkiakë me PL e aleatët

Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat ka zbuluar si do të ndahen kandidatët e këshillave bashkiakë me Partinë e Lirisë dhe me...

Berisha: Janë 5 mijë kandidatura të propozuara për anëtarë të Këshillave Bashkiakë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e kësaj të shtune një mbledhje të Kryesisë të grupimit që përfqaëson në Partinë Demokratike. Në fjalën e...

Zyrtare| Emrat kandidatëve të Partisë Socialiste për 61 bashkitë e vendit

Ka përfunduar pas dy orësh mbledhja e Kryesisë së Parisë Socialiste, ku u caktuan emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale...

TË FUNDIT

Zbardhen emrat e kandidatëve për 13 bashkitë e qarkut Fier dhe Vlorë

Ka përfunduar pas dy orësh mbledhja e Kryesisë së Parisë Socialiste, ku u caktuan emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet loakle...

Zbardhen emrat e kandidatëve të PS në qarkun e Durrësit (EMRAT)

Janë zbardhur emrat e kandidatëve për bashkitë e qarkut të Durrësit në zgjedhjet e 14 majit. Vihet re se në këtë qark nuk ka asnjë...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×