Aleksandër Biberaj kujton 8 dhjetorin: Ikja e Ismail Kadaresë i vuri kapakun

8 Dhjetor 2022 | 12:18

Ish-studenti i dhjetorit, Aleksandër Biberaj u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se 32 vite pas rënies së regjimit komunist, ende nuk kemi ecur ashtu siç duhet me procesin e integrimit.

Ai shtoi se Shqipëria duhet të kishte ecur shumë para në këto 32 vite demokraci.

“8 dhjetori është një moment reflektimi për të gjithë ne që ishim pjesë e asaj lëvizje, por nuk ndihesh mirë. Ne duhet të kishin ecur shumë përpara, por fatkeqësisht nuk kemi ecur. Jemi shumë pas edhe më integrimin në BE. Aspirata evropiane nuk është realizuar akoma, pas 32 vitesh”, u shpreh ai.

Biberaj kujtoi se ngritja e studentëve kundër regjimit më 8 dhejtor të 1990, nuk ishte e lehtë, por studentët morën vrull edhe nga ikja e Ismail Kadaresë.

“Ziente kazani i pakënaqësisë popullore. Në në atë kohë ndiqnin Zërin e Amerikës, ishim sy e vesh me atë që ndodhte në Europën Juglindore. Ishim të informuar, ndjenim një keqardhje që këtu nuk kishte një rezistencë. Ajo që i vuri kapak ishte ikja e Ismail Kadaresë, kjo na tregoi ne se këtu nuk jetohet në këtë vend. Edhe vetë regjimi e kishte kuptuar që ishte fundi. Nuk kishin me argumente për ta kundërshtuar”, u shpreh Biberaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026