Ende s’ka vlerësim për dëmet, qindra banesa të dëmtuara në Shkodër nga përmbytjet
Përmbytjet e pak ditëve më parë në Shkodër sollën probleme të shumta tek banorët e nën Shkodrës. Njësia administrative Gur i Zi ishte më e goditura nga vërshimi i ujit.
Taip Shpata është banor i fshatit Kuq. Vërshimi i ujit i shkaktoi dëme të shumta në banesë.
Ndryshe nga viti 2010 ku u paralajmëruan për hapjen e portave, këtë vit çdo gjë ndodhi shumë shpejt dhe dëmet ishin shumë të mëdha
“Në 2010 jemi lajmëruar na është dhënë kohë me dal me pajisje me gjëra dhe jemi shpërblyer në 2010 ashtu i kanë vlerësuar dëmet, ndërsa këtë herë nuk jemi lajmëruar dhe brenda ore na ka bastisë uji dhe na ka rrëmbyer çdo gjë. Na ka shkuar dëm ushqimi bagëtive, bereqeti”, u shpreh ai.
Apelin ja drejton shtetit për ndihmë.
Por si do procedohet me këto përmbytje?
Euronews Albania bisedoi me administratorin e Gurit të Zi, i cili konfirmoi se është në pritje të një VKM-je nga qeveria për të nisur grupet e punës për të verifikuar dëmet.
Nga përmbytjet e fundit afro 3000 mijë hektarë tokë u mbuluan nga uji dhe një numër i konsiderueshëm banesash u dëmtuan si pasojë e përmbytjes ndërsa ende nuk ka një bilanc zyrtar nga bashkia Shkodër rreth dëmit të shkaktuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar