Ministri i Mbrojtjes së Serbisë: Kurti kërkon të shpërngulë serbët nga Kosova

8 Dhjetor 2022 | 11:37

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç deklaroi se situata në Kosovë është e tensionuar saqë incidenti më i vogël mund t’i çojë gjërat në drejtim të padëshirueshëm.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është edhe një herë duke u dërguar mesazhe serbëve se nuk janë të mirëseardhur, shkruan RTS.

“Gjithçka që dëshiron Kurti është që Kosova tërësisht të pastrohet nga serbët. Komandanti i KFOR-it është në komunikim të vazhdueshëm me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe dhe KFOR-i është i vetëdijshëm për obligimet e tij, është garantues i paqes dhe është i obliguar që të mbrojë të gjithë qytetarët në Kosovë, pavarësisht nga kombësia”, theksoi ai.

Vuçeviç shtoi se Serbia po bën gjithçka që problemet me Prishtinën t’i zgjidhë përmes dialogut, sepse kjo është zgjidhja e vetme racionale.

Në Mitrovicën e Veriut kanë ndodhur dy shpërthime në mbrëmjen e 7 dhjetorit.

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, tha se nga këto shpërthime nuk ka të lënduar.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka...
17:41 | 14/07/2026