Situata në veri të Kosovës, Mehmetaj: Shteti s’ka fuqi të demostrojë ligjin
Lirim Mehmetaj, kryeredaktor i Albanian Post, ka komentuar situatën e tensionuar së fundmi në veri të Kosovës.
Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se ndodh gjithmonë i njëjti skenar, ndërsa fajet sipas tij i ka qeveria e Kosovës.
Mehmetaj u shpreh se Albin Kurti nuk ka bërë një analizë të qartë për veriun e Kosovës as kur ishte në opozitë por as tani që është në krye të qeverisë.
“Është gjithmonë i njëjti skenar. Fillimisht qeveria e Kosovës e merr një vendim, zotohet që do e zbatojë, kritikohet dhe këshillohet nga ndërkombëtarët se nuk do ia dalë me këtë plan për arsye të kontekstit aktual që është në veri, insiston që megjithatë duhet ta zbatojë vendimin, sepse është shtet sovran, komplikohet situata atje dhe prapë thirrin në ndihmë ndërkombëtarët, e më pas e shfuqizojnë vendimin që kanë marrë paraprakisht. Ky ekspozim i pafuqisë së shtetit po e tregon dhe fuqinë e strukturave paralele të grupeve kriminale në pjesën veriore të Kosovës”- u shpreh Mehmetaj.
Ndër të tjera ai theksoi se kjo është kriza më e madhe në veri ndërsa shtoi se shteti në këtë zonë nuk ka fuqinë të demostrojë ligjin.
“Situata është jashtëzakonisht e tensionuar atje. Kjo është kriza më e madhe në veri dhe dje është dëshmuar që shteti nuk e ka fuqinë ta demostrojë ligjin në atë pjesë. Kam pas besuar që deklaratat e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje në opozitë janë ide reale e tyre se çfarë mendojnë ata për Veriun, por po kuptohet se s’ka pasur asnjë analizë as kur kanë qenë në opozitë dhe as tani që janë në pozitë. Që nga momenti i marrjes se targave dhe deri më tani Veriu veçse është shkëputur më shumë dhe ka dalë nga kontrolli më shumë”- nënvizoi ai.
Disa grupe të qytetarëve serbë në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut penguan të martën hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar edhe incidente, por pa pasoja në njerëz.
Në këto dy komuna, ashtu si edhe në Zveçan dhe Leposaviç që të gjitha të banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës – pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarë, më 18 dhjetor.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë