Zelensky: 10 civilë u vranë në një sulm rus në qytetin e Donetsk

8 Dhjetor 2022 | 11:51

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se 10 civilë u vranë të mërkurën në një sulm me raketa ruse në qytetin Kurakhove në Donetsk.

Po ashtu ai shtoi se të vrarë kanë mbetur dhe katër oficerë policie si pasojë e minave që shpërthyen në Kherson në jug.

Zelensky akuzoi ushtrinë ruse për “një goditje shumë brutale, absolutisht të qëllimshme në Kurakhove, pikërisht ndaj civilëve”.

Ai tha se betejat vazhdojnë të tërbohen rreth Bakhmutit në Donetsk.

Zelensky tha se mes të vdekurve në Kherson ishte shefi i policisë së rajonit Cherkasy në Ukrainën veriore, Mykhailo Kuratchenko, i cili kishte shkuar në jug për të ndihmuar me masat “stabilizuese” pasi Kherson u çlirua muajin e kaluar.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)

Një sulm rus në portin ukrainas të Odessa- s në Detin e Zi ka vrarë të paktën tre persona , tha një zyrtar lokal të...
08:24 | 15/07/2026

Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani

Ushtria e Jordanisë njoftoi këtë të mërkurë se mbrojtja e saj ajrore ka kapur dhe rrëzuar tre raketa të lëshuara nga Irani. Nuk pati viktima...
08:20 | 15/07/2026

“Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se sulmet ajrore kundër Iranit do të vazhdojnë derisa ai të vendosë se “është mjaft”. Teherani dhe...
08:13 | 15/07/2026