‘Kemi jetësuar reformën e policisë kriminale”, Çuçi tregon arritjet në vitin 2022

11 Janar 2023 | 11:29

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka folur në lidhje me arritjet që janë bërë në vitin 2022 dhe objektivat që kanë për vitin 2023.

Në një dalje për mediat ai tha se kanë bërë reformë në policinë kriminale, kanë krijuar drejtori të posaçme që merret me fushën e lëndëve narkotike ndërsa tha se puna e tyre do të jetësohet në vitin 2023.

“Vitit 2022 ka qenë një vit i mbushur me sfida dhe pjesa kryesore që ka bërë Ministria e Brendshme lidhet me funksionimin e policisë së shtetit që është dhe padiskutim  pjesa më e madhe e punës. Kemi bërë një hap goxha të rëndësishëm në reformimin e policisë së shtetit dhe kemi arritur që në fund të vitit 2022 të fillojmë jetësimin e një prej reformave më të rëndësishme  të policisë së shtetit që është reforma e policisë kriminale. Pas një pune kolosale që kemi bërë me përfshirjen e policisë kriminale.

Kjo është një reformë që ka qenë e rekomanduar nga partnerët tanë por  vetëm në 2022 kemi arritur të bëjmë këtë hap të parë. Gjatë vitit 2023 do të shohim dhe jetësimin në nivel vendor. Kemi krijuar për herë të parë një drejtori të posaçme që do të merret me fushën e lëndëve narkotike, një drejtori të veçantë që merret me grupet e organizuara dhe padyshim me një strukturë të veçantë me krimet e rënda.  Shumë shpejt do të shohim dhe frytet e mënyrës së organizimit kundër krimit të organizuar, drogës dhe trafikut njerëzor.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026