Bashkia e Parisit në kaos nga monopatinat

11 Janar 2023 | 20:07

Qytetarë që ecin me monopatina pa asnjë rregull trafiku, çiklistë që kalojnë me shpejtësi semaforët me të kuqe, këmbësorë që kalojnë në mes të rrugës larg vendkalimeve.

”Kjo është situata që është bërë gjithnjë e më anarkike dhe e rrezikshme në rrugët e Parisit”, deklaroi kryebashkiakja e kryeqytetit francez, Anne Hidalgo.

Hidago shpall një kod rrugor ”ad hoc” kundër drejtimit të papërgjegjshëm, deri në verën e 2023. Gjatë një ceremonie për urimet e Vitit të Ri, ajo përmendi një konsultim publik të kohëve të fundit, i cili tregon se bashkëjetesa “e vështirë” midis këmbësorëve, çiklistëve, monopatëve, taksive, furgonëve dhe autobusëve është “shkaku i parë i shqetësimit” të banorëve të Parisit, shkruan KosovaPress.

”Në shkurt do të nisin konsultimet mes qytetarëve dhe ekspertëve, me qëllim të hartimit të një “kodi rrugor” ad hoc. Që nga kriza shëndetësore e lidhur me Covid-19 dhe inaugurimi i shtigjeve të shumta të biçikletave në qendër të kryeqytetit, biçikletat dhe monopatinat kanë pushtuar hapësirën publike”, shton Hidalgo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse

Bashkimi Evropian ka dërguar ndihmë emergjente në Venezuelë pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin më 24 qershor, duke shkaktuar viktima dhe dëme të...
18:19 | 26/06/2026

Vala e të nxehtit merr jetë njerëzish në Francë, 55 vdekje të regjistruara në Paris brenda një dite

Të paktën 55 vdekje u regjistruan dje nga shërbimet e urgjencës mjekësore (SAMU) në Paris, një shifër shumë herë më e lartë se mesatarja e...
17:34 | 26/06/2026

Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat

Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen po shqyrton një valë të re të madhe ristrukturimi në të cilën deri në 100,000 vende pune mund të shkurtohen...
17:01 | 26/06/2026