Sulm me thikë në ‘zemër’ të Parisit, agresori plagos 6 persona
Të paktën 6 persona mbetën të plagosur të mërkurën në stacionin hekurudhor “Gare du Nord” të Parisit, pasi u sulmuan me armë të ftohtë nga një person.
Një nga të lënduarit rezulton në gjendje të rëndë dhe ndodhet në një nga spitalet e kryeqytetit francez.
Sulmi ndodhi në orët e para të mëngjesit, në stacionin që ndodhet në zemër të distriktit numër 10 të Parisit.
Agresori u arrestua nga policia dhe burime nga kjo e fundit deklaruan se për momentin ngjarja nuk po trajtohet si sulm terrorist.
“Pista e terrorizmit nuk është ndër më të privilegjuarat”, thanë burimet. Aktualisht hetimet i janë besuar Brigadës Antikrim të policisë së Parisit.
Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta. Agresori, i pajisur me një thikë, u ndalua nga oficerët të cilët përdorën disa herë armët e tyre.
Ai u mjekua në vendin e ngjarjes nga shërbimet e emergjencës, derisa u dërgua në spital.
Incidenti shkaktoi vonesa të shumta të trenëve në orën e pikut, me policinë që rrethoi stacionin dhe ngriti perde të bardha në vendin e ngjarjes.
“Gare du Nord” është një nga stacionet hekurudhore më të populluara të Evropës, me rreth 700 mijë udhëtarë në ditë.
BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse
Vala e të nxehtit merr jetë njerëzish në Francë, 55 vdekje të regjistruara në Paris brenda një dite
Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit