Hungaria pengon Kosovën: S’do ta lejojmë anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare
Serbia siguroi të mërkurën një mbështetje të hapur politike nga Hungaria, në strategjinë e saj për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe evropiane. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç u prit në Budapest nga homologu hungarez, i cili tha:
“Qëndrimi ynë është se suksesi i kompromisit që kërkohet do të vihet në rrezik nëse fraksione të ndryshme evropiane pranojnë Kosovën përpara arritjes së tij. Ndaj qeveria jonë do të votojë kundër nëse mbahet një votim për pranimin e Kosovës si anëtare në Këshillin e Evropës”, tha Peter Szijjarto, ministër i Jashtëm i Hungarisë.
Lehtësimi i brishtë dhe i përkohshëm i tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës u ndërmjetësua javën e kaluar nga BE dhe ShBA. Serbët në veri të Kosovës hoqën barrikadat. Sërish, dy palët duken se janë larg arritjes së një akordi afatgjatë mbi të drejtat e minoritetit serb dhe pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare evropiane, sidomos në BE.
“Serbia u ka dërguar letra 5 vendeve: Spanjës, Rumanisë, Sllovakisë, Qipros dhe Greqisë, duke u kërkuar të mos e lejojnë aplikimin e Kosovës për në BE, gjë që shkel në mënyrë direkte marrëveshjen që Serbia na kërkon neve të implementojmë”, u shpreh Besnik Bislimi, ministër i Jashtëm i Kosovës.
Marrëveshja në fjalë parashikon që Kosova të njohë Shoqatën e Komunave Serbe në pjesën veriore të saj dhe që Serbia të ndalojë lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në BE, OKB dhe Këshillin e Evropës.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit
Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara