Hungaria mund të ndryshojë marrëveshjen e gazit me Rusinë pa u konsultuar me KE
Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijártó tha se Budapesti nuk do të duhet të njoftojë ose të konsultohet me Komisionin Evropian nëse dëshiron të ndryshojë kontratën e tij afatgjatë të gazit me Rusinë nëse miratohet një kufi çmimi në mbarë BE-në.
Hungaria, e cila mbështetet shumë në importet e gazit dhe naftës rus, është shprehur vazhdimisht kundër vendosjes së kufirit të çmimit të gazit rus.
“Për ne ishte e rëndësishme që brenda këtij propozimi shumë të keq, si një arritje e vogël, të kishim dorë të lirë për të ndryshuar kontratën. Domethënë të mos konsultoheshim me Komisionin Evropian për ndryshimet në kontratën afatgjatë me Rusinë nëse bëhet e nevojshme në rast të kufizimeve të çmimeve”, tha Szijroto në një konferencë shtypi në Bruksel, raporton Reuters.
Ministrat e Bashkimit Evropian u takuan sot në një përpjekje për të arritur një marrëveshje për futjen e një tavani të çmimit të gazit me shumicë. Szijártó tha javën e kaluar se, nëse kufiri i çmimit të gazit miratohet në BE, Hungaria do të duhet të rregullojë marrëveshjen e saj me Rusinë, e cila është e hapur ndaj ndryshimeve të mundshme.
Sipas një marrëveshjeje 15-vjeçare midis Budapestit dhe Moskës të nënshkruar vitin e kaluar, para pushtimit rus të Ukrainës, Hungaria aktualisht merr 4.5 miliardë metra kub gaz rus në vit nëpërmjet Bullgarisë dhe Serbisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
Pak pasi foli për CNN, gjendet i vdekur agjenti i modeleve i lidhur me Epstein
Misioni detar i BE: Anijet e lidhura me Izraelin, SHBA-në dhe Arabinë Saudite të shmangin kalimin në Detin e Kuq
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil