Hungaria nuk përmbush reformat anti-korrupsion, BE-ja i ‘ngrin’ fondet

30 Nëntor 2022 | 20:09

Komisioni Evropian ka vendosur të veprojë me dorë të hekurt ndaj Hungarisë, duke propozuar ngrirjen e 7.5 miliardë eurove nga Fondi i Kohezionit pasi vendi nuk ka bërë progres me reformat kundër korrupsionit.

Në të njëjtën kohë, 5.8 miliardë euro pjesë e Planit të Rikuperimit janë aprovuar, por pagesa do të mbahet e pezulluar nëse vendi nuk provon se reformat përmbushen si duhet. Në total, pezull do të mbahen 13 miliardë euro.

“Fatkeqësisht Hungaria nuk i ka përmbushur masat në mënyrë që ne të thoshim se rreziqet e identifikuara janë larguar. Për këtë arsye kemi arritur në përfundimin se duhet të mbajmë në fuqi pezullimin”, tha Johannes Hahn, komisioner i BE për Buxhetin dhe Administratën.

Fondi i ngrirë mund të zhbllokohet nëse plotësohen 27 kushte, që variojnë nga forcimi i luftës kundër korrupsionit tek përmirësimi i pavarësisë së gjyqësorit. Opozita hungareze e ka mirëpritur propozimin dhe pret që shtetet anëtare ta aprovojnë së shpejti.

“Në 10 vitet e fundit, miliarda euro erdhën në Hungari, por shëndetësia është më keq se 10 vjet më parë, arsimi po ashtu dhe konkurrenca e ndershme nuk u rrit kurrë sepse të gjitha këto fonde shkuan për 3 ose 4 oligarkë. Tani, me këtë vendim ne mund ta ndalim këtë proces”, u shpreh Klara Dobrev, euro-deputete hungareze.

Ministrave të Financave të BE-së u duhet një shumicë e kualifikuar për të miratuar draftin. Por votimi do mbahet në kohën e duhur në mënyrë që çështje të tjerra që Hungaria ka bllokuar të mos mbeten pezull.

Mes tyre është lëvrimi i fondeve për Ukrainën dhe vendosja e taksave për korporatat globale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup

Stuhitë e forta që përfshinë Ballkanin gjatë natës shkaktuan dëme të shumta në disa vende të rajonit, duke prekur bujqësinë, infrastrukturën dhe dhjetëra automjete. Në...
18:16 | 22/07/2026

Pak pasi foli për CNN, gjendet i vdekur agjenti i modeleve i lidhur me Epstein

Daniel Siad, një agjent francez i modeleve, i cili për më shumë se një dekadë dyshohet se organizonte takime mes grave të reja në industrinë...
15:15 | 22/07/2026

Misioni detar i BE: Anijet e lidhura me Izraelin, SHBA-në dhe Arabinë Saudite të shmangin kalimin në Detin e Kuq 

Misioni detar i Bashkimit Evropian, ASPIDES këtë të mërkurë ka bërë thirrje që anijet detare të lidhura me Izraelin, Shtetet e Bashkuara ose Arabinë Saudite...
13:59 | 22/07/2026