Hasan Jashari: Gjenocid ndaj shqiptarëve! T’i hiqet Nobeli Ivo Andriç
Akademia për Shkencë dhe Art e Shqiptarëve në RMV ka ndërmarrë një iniciativë që nobelistit serb, Ivo Andriç t’i merret Çmimi Nobel për Letërsi.
Drejtuesit e saj i kanë dërguar një letër Akademisë së Nobelit në Suedi ku i paraqesin këtë kërkesë të tyre.
“Çmimi Nobel nuk u takon njerëzve, të cilët si shkrimtarë kanë përkrahur dhe përgatitur plane për shpërngulje dhe gjenocid”, thuhet në të.
Hasan Jashari, kreu i Akademisë për Shkencë dhe Art e Shqiptarëve në RMV tha në një intervistë për Euronews Albania se Serbia ka pasur një politikë shtetërore antishqiptare që nga viti 1349 dhe vazhdon që sot e kësaj dite.
“Faktet historike tregojnë kush nxit konflikte etnike mes serbëve dhe shqiptarëve. Ivo Andriç ka bërë raportin dhe në bazë të tij në 1938 bëhet traktatit jugosllavo-turk për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi dhe mijëra njerëz shtypen, u merret toka. Është raporti i tij shkaktari. Kërkesa për heqjen e Nobelit është dërguar në gjuhën angleze në seksionin për letërsi”, tha Jashari.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta