Në Vlorë janë të sigurt, Superiorja vetëm çështje muajsh
Flamurtari vijon përgatitjet për rinisjen e kampionatit teksa më 28 janar përballet me Apoloninë. Kuqezinjtë kërkojnë të lënë pas ecurinë jo të mire, ndërkohë synim mbetet vendi i parë.
Për trajnerin Marcelo Troisi, ndërprerja e kampionatit ka ndikuar pozitivisht.
“Ne po vijojmë përgatitjet, mendoj se na duhej kjo ndërprerje për të rikuperuar lojtarët. Diçka është e sigurt, do të jemi më të fortë gjatë 2023-shit”, tha trajneri Marcelo Troisi.
Përgjatë janarit, vlonjatët kanë kryer disa lëvizje në merkato.
“Kemi bërë disa transferime, 1 portier, 2 sulmues dhe 1 mesfushor ndërkohë që presim sërish për të forcuar skuadrën. Ne jemi pretendentë për t’u ngjitur në kategorinë superiore dhe do ta realizojmë këtë objektiv”, u shpreh Troisi.
Edhe drejtori sportive i Flamurtarit shpreh bindjen se skuadra do ia dalë.
Në 5 ndeshjet e fundit vlonjatët kanë 2 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, ndërkohë në tabelën e klasifikimit renditen në vendin e dytë.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania