Mbipopullimi në burgje, gazetari zbulon numri e të dënuarve në Shqipëri
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja konfirmoi të mërkurën planin e qeverisë për ndërmarrjen e një amnistie penale për të burgosurit gjatë vitit 2023.
Gazetari i Euronews Eni Ferhati zbulon se ky vendim vjen si pasojë e kapaciteteve të mbingarkuara në burgje. Sipas gazetarit, për herë të parë në Shqipëri numri i të paraburgosurve ka tejkaluar numrin e personave të dënuar.
Aktualisht në Shqipëri janë 2200 të dënuar dhe 2800 të paraburgosur, tha Ferhati.
“Për të dhënë disa të dhëna pse është menduar që të ndërmerret kjo amnisti. Për herë të parë në dijeninë time kemi arritur në kushtet se në sistëmin penitenciar kemi më shumë të paraburgosur se të burgosur. Pra janë rreth 2800 të paraburgosur dhe 2200 të dënuar. Ligji për ekzekutimin e vendimeve penale e ka të qartë që të paraburgosurit nuk mund të mbahen në të njëjtat ambiente me të burgosurit nesë nuk ka një vendim të formës së prerë.
Çështja e amnistisë lidhet edhe me një shqetësim tjetër, ndodh që ka shumë masa represive që jepen në përcaktimin e masave të sigurisë. Shkohet direkt te arresti në burg dhe nuk aplikohen masat e tjera”, tha Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta