Gazetari Çollaku: Po arrestohen persona pa vendime gjykate
Gazetari Basir Çollaku thotë se gjendja në vendin tonë është alarmante, pasi korrupsioni është bërë normalitet.
Në një intervistë për Euronews Albania, Çollaku u shpreh se prokuria shqiptare ka çaluar, pasi fillimisht kryen arrestime, e më pas kërkon provat.
“Ajo që është alarmante, ka të bëjë me faktin që korrupsioni është bërë normalitet. Prokuroria shqiptare deri më tani ka çaluar në dy drejtime. Fillimisht bën arrestimet, pastaj kërkon provat. Industria hetimore e vendeve të zhvilluara, në Itali, që e ka hetimin cilësisht të spikatur, mund të kalojnë vite për të hetuar.
Pastaj, kur prokurori i drejtohet gjykatës për ndalim, shoqërim, arrestim, marrje e të pandehurit, nuk diskutohet më për provë. Mund të pasurohet gjatë shqyrtimit gjyqësor, por në momentet kur prokurori ka shkuar me shkresë në gjykatë, dosja është e mbushur me gjëra. Te ne, ka pasur jo pak raste, në çështje të mëdha ka çaluar”, theksoi ai.
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë