‘Dosja 1.2 mln €’, zyrtarët e MF ishin në dijeni të dëmshpërblimit të mëparshëm
Euronews Albania ka siguruar dosjen hetimore që çoi në pranga zyrtarët e Ministrisë së Financave dhe përmbaruesin privat. Ndërhyja e prokurorisë shpëtoi lëvrimin e rreth 800 mijë eurove të tjera të cilat do të kalonin në favor të shtetasit Ilir Thana në mënyrë të kundërligjshme. Zyrtarët pritet të dalin të premten para gjykatës së Tiranës.
Arlind Gjokutaj sekretari i përgjithshëm i ministrisë së financave dhe Fatmir Hoxhaj drejtor i çështjeve ligjore në këtë dikaster, miratuan praktikën për dëmshpërblimin e shtetasit Ilir Thana edhe pse specialistët e ministrisë kishin hartuar një memo ku informonin se ky subjekt ishte dëmshpërblyer njëherë në vitin 2015, në vlerën 3 milionë lekë të vjetra.
Prokuroria e Tiranës ka zbuluar se përmbaruesi Alban Ruli në kundërshtim me ligjin, ka bërë rivlerësim të dëmshpërblimit për pronën kur klienti i tij nuk rezultonte zotërues i magazinës prej 187 m katror që i ishte kthyer pronarit në vitin 1995.
Brenda pak muajve nga gushti i vitit të kaluar deri në tetor, Ministria e Financave ka pranuar për të ekzekutuar titullin përmbarimor duke lëvruar fillimisht 480 milionë lekë të vjetra në emër të Ilir Thanës dhe motrës së tij ndërsa pjesa tjetër prej rreth 980 milionë lekësh të vjetra do të lëvrohej më vonë.
Ka qenë denoncimi i një banke së nivelit të dytë ai që ka vënë lëvizje prokurorinë, pasi Ilir Thana rezultonte debitor dhe për t’u shmangur tërhiqte paratë nga llogaria e të motrës.
Prokuroria dyshon se me anë të mashtrimit, në vitin 2005 Ilir Thana i ka shitur magazinën e ish-drejtorisë së shërbimeve qeveritare që i ishte kthyer pronarit dhe që ndodhet pas godinës së kryeministrisë në rrugën ‘Mustafa Matohiti’, një shtetasi tjetër.
Të premten në gjykatën e Tiranës Arlind Gjokutaj, Fatmir Hoxhaj dhe përmbaruesi Alban Reli do të njihen me masën e arrestit në burg marre ne mungese pasi akuzohen për shpërdorim detyre.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kush është Arlind Gjokutaj, zyrtari i lartë i Financave që u arrestua
- Prokuroria nuk filloi hetimin ndaj Autoritetit të Dosjeve, Gjokutaj tregon detajet
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta