Prokuroria nuk filloi hetimin ndaj Autoritetit të Dosjeve, Gjokutaj tregon detajet

14 Tetor 2022 | 14:38

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili deklaroi se këtë të premte do të ankimohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendimi i Prokurorisë për të mos filluar një hetim ndaj Autoritetit të Dosjeve.

Ndërkohë avokati Genc Gjokutaj, në një intervistë për Euronews Albania, tha se kallëzimi penal ndaj Autoritetit të Dosjeve u bë për 6 vepra penale të kryera në bashkëpunim nga anëtarët e këtij autoriteti.

“Partia e Lirisë nuk po sulmon drejtësinë, por drejtësia po vepron në shkelje flagrante të ligjit ndaj tij.

Këta që kanë kryer këtë shkelje ligjore, që kanë përfshirë emrin e tij në një çështje të tillë imagjinoni se si është cenuar siguria për shtetasit e tjerë”- u shpreh Gjokutaj.

Sipas Gjokutajt, prokuroria duhet të regjistronte çështjen si procedim penal, ndërsa shtoi se kjo e fundit nuk filloi as hetimet.

“U bë kallëzimi penal për 6 vepra penale  të kryera në bashkëpunim nga anëtarët e Autoritetit të Dosjeve. Prokuroria ka bërë veprime verifikuese dhe veprimet kanë qenë vetëm 5.

Janë pyetur 5 anëtarët e bordit. Nuk ka nevojë që anëtarët e këtij Autoriteti t’i tregojnë ligjin prokurorisë. Është hetimi i mohuar që e zbardh të gjithë aferën. Prokurori e kishte detyrim ligjor që ta regjistronte këtë procedim penal, të sekuestronte dokumentacionin dhe në bazë të dokumenteve prokurori e ka krejt të lehtë të krahasojë bazën ligjore  mbi të cilën vepron autoritetit dhe sa në përputhje është veprimtaria e autoritetit në rastin konkret me ligjin mbi bazën e të cilit ai vepron”- theksoi ai.

Ai shton se mos regjistrimi i çështjes është rast ekstrem.

“Zgjidhja ligjore do të ishte regjistrimi i procedimit. Nuk mbyllet çështja me mosfillim. Këto janë raste ekstreme”- përfundoi avokati.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026