FIFA nis hetim kundër Argjentinës

13 Janar 2023 | 22:10

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka nisur procedurat disiplinore kundër Federatës së Futbollit të Argjentinës për sjellje të pahijshme të lojtarëve dhe shkelje të lojës së ndershme në finalen e Kampionatit Botëror.

FIFA citoi rregullat e saj mediale dhe të marketingut për nisjen e rastit, pas festës së egër të lojtarëve të Argjentinës, pas fitimit të titullit, në zonën për media.

Në finalen e Kampionatit Botëror, Argjentina mundi Francën me penallti në stadiumin Lusail të Katarit.

Rreth tre orë më vonë, lojtarët e udhëhequr nga kapiteni Lionel Messi vrapuan dhe kënduan nëpër zonën e dedikuar për intervista zyrtare dhe dëmtuan muret e dobëta ndarëse dhe nuk u ndalën për të komunikuar me mediat ndërkombëtare.

Akuzat disiplinore përfshijnë “sjellje ofenduese dhe shkelje të parimeve të lojës së ndershme”. nuk i referohen sjelljes së portierit argjentinas Emiliano Martinez, i cili, në fushë, tundi në mënyrë të papërshtatshme trofeun e fituar për portierin më të mirë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026