‘Erdogan me kokë poshtë’, manekini shton tensionet mes Turqisë dhe Suedisë
Turqia akuzon Suedinë se ka thyer premtimet e saj, pasi një manekin i cili i ngjasonte presidentit Erdogan u var me kokë poshtë jashtë Bashkisë së Stokholmit.
“Ky është sabotim kundër kërkesës suedeze dhe finlandeze për t’u bërë anëtarë të NATO-s. Duan që të parandalohet anëtarësimi. Unë e kuptoj indinjatën e Turqisë. Ne do të kishim shfaqur të njëjtin zemërim nëse do të kishte ndodhur në një vend tjetër kundër një politikani suedez”, u shpreh Ulf Kristersson, kryeministër i Suedisë.
Aksioni dyshohet se u krye nga Komitetet e Rojava, “një rrjet për solidaritet dhe shkëmbim me lëvizjen revolucionare në të gjithë Kurdistanin”.
Zëdhënësi i presidentit Erdogan, shkroi në Twitter se “kjo është dëshmi se autoritetet suedeze nuk kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm kundër terrorizmit, siç pretendojnë”.
Ai gjithashtu shkroi se Suedia duhet të mbajë premtimet e saj për t’u anëtarësuar në NATO. Ambasadori i Suedisë në Ankara u thirr për bisedime, por ajo cka u diskutua mbeti e paqartë.
LEXONI GJITHASHTU
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni