Pse SHBA po ndalon përdorimin e TikTok?

14 Janar 2023 | 14:37

Kentaki është vendi i fundit që i bashkohet 20 shteteve të tjera i cili ndalon përdorimin e Tik Tok në pajisjet qeveritare, duke theksuar shqetësimet për sigurinë kibernetike.

Dy ditë më parë, edhe guvernatorët e Wisconsin dhe Karolinës së Veriut nënshkruan urdhra për ndalimin e TikTok në pajisjet qeveritare.

Autoritetet përfaqësuese të TikTok thanë se ishin të “zhgënjyer që kaq shumë shtete po hidhen në bandën politike për të miratuar vendime që nuk do të bëjnë asgjë për të avancuar sigurinë kibernetike dhe bazohen në gënjeshtra të pabaza për TikTok”.

TikTok është në pronësi të ByteDance, një kompani kineze që e zhvendosi selinë e saj në Singapor në vitin 2020.

Thirrjet për të ndaluar TikTok nga pajisjet qeveritare u shtuan pasi drejtori i FBI-së tha në nëntor se ai paraqet rrezik për sigurinë kombëtare.

Sipas tij, qeveria kineze mund të shfrytëzojë aplikacionin për të ndikuar tek përdoruesit ose për të kontrolluar pajisjet e tyre.

Për tre vjet, TikTok, i cili ka më shumë se 100 milionë përdorues, ka kërkuar të sigurojë Uashingtonin se të dhënat personale të qytetarëve amerikanë nuk mund të aksesohen dhe përmbajtja e tij nuk mund të manipulohet nga Partia Komuniste e Kinës ose ndonjë ent tjetër nën ndikimin e Pekinit.

TikTok përdoret nga dy e treta e adoleshentëve amerikanë dhe është bërë aplikacioni i dytë më i popullarizuar në botë. Kanë nisur të ngrihen shqetësime për përmbajtjen e TikTok-ut nëse po dëmton shëndetin mendor të adoleshentëve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga zjarri një spital në Gjermani, dy të vdekur dhe 34 të plagosur (VIDEO)

Të paktën dy persona u vranë dhe 34 të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu herët të enjten në çatinë e një spitali...
11:02 | 02/07/2026

Mbi 2,200 viktima nga tërmetet në Venezuelë, presidentja Rodriguez shpall 7 ditë zie kombëtare

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, deklaroi në llogarinë e saj në rrjetet sociale se vendi i saj ishte në “dhimbje të thellë” për...
09:46 | 02/07/2026

OpenAI propozon t’i japë 5% të aksioneve për qeverinë amerikane

OpenAI ka propozuar t’i japë qeverisë amerikane 5% të aksioneve të kompanisë, në një përpjekje për të zbutur presionin politik në rritje në Uashington, sipas...
09:42 | 02/07/2026