Të rinjtë shqiptar 94% qëndrojnë online, kohën e lirë e kalojnë në Tik Tok

3 Janar 2023 | 19:20

Të rinjtë shqiptarë kohën më të madhe e kalojnë në rrjetet sociale si Instagram, Snapchat dhe Tik Tok.

Sipas një anketë të bërë nga Programi i Zhvilimit i Kombeve të Bashkuara me nxënësit në shkollat e arsmit profesional rezulton se 94% tyre e kalojnë kohën duke përdorur media sociale,  për të komunikuar me të tjerët, për të parë përmbajtje argëtuese apo per te luajtur, dhe një përqinjde të vogël zë hapësira për informacion.

Ndërkohë tek të rinjtë që zhvillojnë mësim profesional, është shumë i ulët interesi për të ndjekur modele apo faqe profesionale që mund të lidhen ose jo me zanatin që do të marrin.

Ndërsa programet kryesore televizive preferojnë t’i ndjekin nga aparati celularë.

Rreth 43% deklarojnë se lexojnë literaturë përveç librave të shkollës së tyre.

Pavarësisht sfidave me të cilat përballet arsimi profesional në Shqipëri, rezultatet tregojnë qëndrim të përgjithshëm pozitiv ndaj profesioneve.

Varësia nga teknologjia dhe pirja e duhanit janë aktivitetet më shqetësuese të raportuara nga anketa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026