Rritet mosha e daljes në pension, si ndryshon skema për burrat dhe gratë
Gratë do dalin në pension 61 vjeçe e 6 muaj këtë vit. Mosha është rritur me dy muaj, sipas vendimit që rrjedh nga reforma e vitit 2014 për tregun e sigurimeve shoqërore në Shqipëri.
Mosha e daljes në pension për gratë është rritur ky janar. Nese në vitin 2022, një grua duhet të kishte 37 vite e 8 muaj, vjetërsi pune për të dalë në pension 61 vjeçe e 4 muaj, këtë vit ajo del në pension kur të mbushë 61 vjeç e 6 muaj.
Ndërkohë, për burrat mosha për të dalë jashtë sistemit të punës është 65 vjeç dhe do të mbetet e pandryshuar edhe për 10 vitet në vazhdim. Por, për ta ndryshon portofoli i sigurimeve shoqërore. Pra, vjetërsia e punës që deri vitin e kaluar njihej për 37 vjet e 8 muaj, për vitin 2023 ajo do të njihet për 38 vjet.
Prej 8 vitesh, skema e pensioneve ndryshon, si rrjedhojë e reformës së vitit 2014, dhe pritet të ndalet në vitin 2056, kur mosha e daljes në pension të barazohet në 67 vjeç.
Të dhënat nga sigurimet shoqërore tregojnë se pensioni mesatar në vendin tonë është 15 mijë lekë, ndërkohë që përfitues të pagesave mujore janë 670 mijë individë.
Llogaritet që çdo vit, rreth 40 mijë qytetarë dalin nga tregu i punës.
LEXO GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta