Basha: Kapacitetet e spitaleve të COVID kanë shteruar. Sistemi shëndetësor po shkon drejt kolapsit
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu ngriti alarmin për rritjen sipas tij me ritme të frikshme të numrit të të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë.
Sipas kreut të PD, vetëm në 10 ditët e fundit numri i të infektuarve është rritur me 30 për qind, ndërkohë sipas tij Shqipëria, ndryshe nga çdo vend i Evropës dhe rajonit, është tërësisht e papërgatitur për t’u përballur me këtë situatë në një kohë që sipas z. Basha, 2 spitalet e COVID i kanë shterur kapacitetet.
“Sot kapacitete e spitaleve të COVID janë efektivisht të shteruara, që do të thotë që numri total i të infektuarve me COVID që mund të marrin trajtim në këto spitale është baras me kapacitete e tyre.
E mbani mend inaugurimin e bujshëm të COVID-3?
Atje s’ka asnjë investim, ka vetëm propagandë ndërkohë numri total i të infektuarve krahasuar me 10 ditë më parë është rritur me 30 për qind.
Ajo që lajmëruam kohë më parë se sistemi shëndetësor po shkon drejt kolapsit, po ndodh. Sot po flas për diçka akute, për shëndetin, për faktin që e gjithë bota, rajoni i kanë kaluar javët, ditët dhe muajt e verës për t’u përgatitur për një përballje të dytë, i vetmi që s’ka marrë asnjë masë është Edi Rama. Sot thotë vini maskën, të cilën një në 3 shqiptarë s’ka mundësi ta blejë, se është i papunë. Ky nuk ka asnjë zgjidhje veç gjobës, s’ka paketë të tretë siç premtoi, ndërkohë që vendet e tjera kanë nisur paketën e katërt”, tha kreu i PD.
Ai akuzoi kryeministrin se me papërgjegjshmërinë e tij ka braktisur mjekët, ata që janë në vijën e parë të luftës me COVID.
Teksa përsëriti thirrjen e PD për rritjen e numrit të testeve, kreu i PD tha se ky numër duhet të jetë të paktën 2500 në ditë, duke sjellë në vëmendje edhe faktin se është lënë në harresë edhe testimi i mjekëve.
I pyetur nga gazetari i Euronews Albania, Ervin Koçi nëse do ta kallëzoj PD penalisht kreun e qeverisë, Edi Rama dhe ministres e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për keqmenaxhimin e pandemisë, kryedemokrati tha se sot është me rëndësi që Rama të mbajë përgjegjësi si drejtues i qeverisë përballë situatës së vendit, ndërsa shprehu bindjen se nesër dikush do të mbajë patjetër përgjegjësi penale për këtë çështje.
Ai kërkoi nga mediat që të ngrenë zërin përballë kësaj situate.
“Shqiptarët kanë sot nevojë për ndihmë, ndaj ju lus të bëni gjithçka që ju takon në emër të atyre që nuk kanë zë të dëgjohen dhe t’i bini fort kambanave të alarmit, sot sepse situata ka kaluar tashmë në kolaps, ajo që kemi paralajmëruar po ndodh.
Po rritet me shpejtësi numri i të infektuarve, sepse nuk është marrë asnjë masë sepse mjekët janë jashtë loje”, tha kreu i PD.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta