Fajon: Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të fillojë sa më shpejt

16 Janar 2023 | 13:33

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të fillojnë negociatat për propozimin franko-gjerman të sponsorizuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Këto komente ajo i bëri në Prishtinë në kuadër të vizitës së saj që po zhvillon dhe pas takimit që zhvilloi me homologen e saj kosovare, Donika Gërvalla.

Kryediplomatja sllovene theksoi se janë të shqetësuar për rreziqet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, andaj sipas saj si Slloveni ofrojnë mbështetje për integrimin e Kosovës, shkruan KosovaPress.

“Sllovenia është mikesha e Kosovës por unë nuk jam vetëm në emrin e ministres së Jashtme, por unë mund të them se e njoh Kosovën dhe Kosovës do t’i ofrojmë mbështetje për integrim e Kosovës në çdo lloj mënyre”, theksoi ajo.

Zëvendëskryeministrja sllovene, Tanja Fajon po ashtu shprehur mbështetjen e shtetit të saj për dialogun Kosovës-Serbi. Ndërsa, uroi qytetarët e Kosovës për sukseset që bashkërisht kanë arritur në aspektin e liberalizimit të vizave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën

Katër personat e plagosur gjatë incidentit të armatosur në Podujevë po marrin trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në...
16:01 | 02/07/2026

Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur

Tre persona janë plagosur gjatë incidentit me të shtëna me armë në qendër të Podujevës, ka konfirmuar për Euronews Albania, zëdhënësi i Policisë së Kosovës...
14:22 | 02/07/2026

Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministren franceze, Marina Ferrari, në kuadër të International Meetings on...
11:24 | 02/07/2026