Meta: Rritja e çmimeve mund të shkaktojë trazira sociale
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbajti këtë të hënë një konferencë për media ku në fokus të mesazheve që përcolli kishte inflacionin dhe rritjen e çmimeve.
Meta tha se nevojiten më shumë mbështetje sociale nga ana e qeverisë për më të varfërit, pasi në një nivel të dytë kriza e çmimeve dhe inflacioni mund të shkaktojnë efekte më të mëdha si trazira sociale.
“Rritja e kostos së jetesës ka filluar të ndikojë negativisht në besimin dhe kërkesën e brendshme, me inflacionin që ka arritur nivelet më të larta të dy dekadave në muajt e fundit dhe njëkohësisht i nxitur sidomos nga çmimet e ushqimeve dhe energjisë. Ccmimet e ushqimeve janë më të larta në të gjithë rajonin dhe të përafërta me ccmimet në Bashkimin Europian.
Rritjet e mëtejshme të çmimeve të ushqimeve dhe energjisë janë një rrezik kyç, veçanërisht nëse ato shkaktojnë efekte më të mëdha të një niveli të dytë si dhe trazira sociale. Inflacioni më i lartë dhe më i vazhdueshëm mund të ndikojë më tej mbi të ardhurat reale dhe të dobësojë perspektivat e rritjes.tregon qartë që lëmosha e fundit e paraqitur si një pako mashtruese nuk është asgjë tjetër por një përpjekje për t’i hedhur hi syve shtresave të gjëra të goditura nga politika e Rilindjes. Ndërkohë që është e qartë që shumica e 500 milionë eurove të mbledhura nga rritja e ccmimeve shkojnë për klientët e qeverisë”, tha Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta