Barcelona fiton Superkupën kundër Real Madrid, Pedri dhuron spektakël
Barcelona është fituesja e Superkupës së Spanjës pasi mposhti në finale Realin e Madridit me rezultatin 3-1.
Katalanasit dominuan plotësisht 90 minutëshin, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi madrilenëve. Të besuarit e Çavit gjetën dy herë rrjetën në pjesën e parë, fillimisht me Gavin dhe më pas me Levandovskin.
Pjesa e dytë ishte gjithashtu një pasqyrim i fraksionit të parë, me Barcelonën edhe më kërkuese. Goli i tretë për blaugranët do të vinte nga këmbët e mesfushorit Pedri, si një shpërblim për paraqitjen e jashtëzakonshme. Madrilenët u zgjuan vonë, në minutat shtesë, shënuan golin e vetëm me Benzema.
Kjo është hera e 14-të që Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, ndërsa është trofeu i parë i epokës Çavi si trajner. Hera e fundit që blaugranët fitonin ishte viti 2018, ndërkohë tashmë rikthen pas 5 vitesh.
Ndeshja finale u zhvillua në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad, në një stadium me afro 58 mijë të pranishëm.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha