Konfirmohet rasti i parë me virusin RSV në Shqipëri
Një 16-vjeçar është personi i parë i infektuar me virusin respirator RSV në vendin tonë.
Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi raportoi se i mituri ka pasur disa simptoma si temperaturë e lartë, kollë, po ashtu edhe dhimbje trupi.
Konfirmimi erdhi pas kryerjes së disa analizave nga Instituti i Shëndetit Publik, pasi pas kryerjes së tamponit, ai rezultoi negativ.
Aktualisht, 16-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, teksa ka lënë spitalin prej disa ditësh.
“Ka qenë një 16-vjeçar i cili është infektuar me virusin RSV. Prej ditësh, mjekët pediatër kanë bërë thirrje për të pasur kujdes, madje, janë shprehur se mund të jetë virusi prezent në vendin tonë, pasi në vendet fqinje kanë pasur prezencën e këtij virusi. Drejtoresha e Spitalit Infektiv, Najada Çomo ka konfirmuar prezencën e këtij virusi. Bëhet fjalë për një 16-vjeçar, ku simptomat e tij fillestare kanë qenë temperaturë e lartë, kollë, po ashtu edhe dhimbje trupi.
Pasi janë bërë analizat nga ISHP-ja, është bërë e mundur konfirmimi i këtij varianti të ri në vendin tonë. 16-vjeçari ka pasur probleme në zemër, tru dhe në mushkëri. Për shkak të problematikave që ka shfaqur, është intubuar në ditën e parë. Aktualisht, gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ka lënë spitalin prej disa ditësh”, raportoi Demushi ndër të tjera.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta