Nikolla: Si e pasqyruan mediat britanike notën e protestës ndaj ambasadorit Smith
Qeveria shqiptare ka reaguar ashpër me një note proteste ndaj deklaratës me tone diskriminuese e selektive të ministrit anglez të shtetit për emigracionin, Robert Jenrick ndaj emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe.
Daniel Nikolla nga Anglia në një intervistë për Euronews Albania thotë se mediat britanike kanë raportuar notën e protestës të bërë nga Shqipëria për ministrin britanik.
Ai tha se lajmi për notën e protestës është shpërndarë
“Ajo që kam vënë re unë është se lajmi për notën e protestës nga qeveria shqiptare drejt Britanisë së Madhe ose përfaqësues të tyre në Shqipëri është shfaqur kudo, ndërsa përsa i përket videos që bëri xhiron e rrjetit ku kishte dalë një lajm që numri i shqiptarëve që vinin në varka ishte ulur dhe kjo thuhej se vinte nga arsye të ndryshme.
Menjëherë pas këtij lajmi doli dhe video e ministrit. Kjo më duket e çuditshme. Ministri që është pjesë e videos nuk është në koherencë me vlerat e tij. Po të marrësh këtë deklaratë duket se është kundër një vendi që deri diku ka qenë mik. Për ambasadorin britanik ka qenë vetëm pasqyrimi i lajmit nuk ka pasur komente të tjera”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz
- 08:11 Çmimet e naftës u rritën pas kërcënimeve të Trump për të vendosur tarifa për anijet që kalojnë në Hormuz
- 08:07 SHBA-të zgjerojnë sanksionet kundër Kubës, duke synuar edhe sektorin e turizmit