Spektakli Gjermani- Zvicër, Ukraina surprizon Spanjën, skuadra e Shevchenkos triumfoi 1-0
Gjermania dhe Zvicra dhuruan një sfidë spektakolare që u mbyll në barazimin 3-3.
Zviceranët kaluan tre herë në avantazh por nuk mundën të ruanin epërsinë në asnjë rast pasi gjermanët u kundërpërgjigjën menjëherë.
Në fakt ishte një ndeshje jo fort e mirë e katër herë kampionëve të botës që nuk po arrijnë të japin paraqitje konstante sidomos në Ligën e Kombeve.
Skuadra e drejtuar nga Joakim Lew po shfaq probleme të shumta, sidomos në fazën mbrojtëse problem të cilin trajneri gjerman duhet ta rregullojë shpejt për të qenë gati për evropianin që do të luhet verën e ardhshme.
Nga ana tjetër mund të cilësohet një paraqitje mjaft pozitive ajo e Zvicrës që luajti si e barabartë dhe pa presion përballë një superfuqie si Gjermania.
Ndërkohë që në takimin tjetër të këtij grupi ishte Ukraina që suprizoi Spanjën duke e mposhtur në shifrat 1-0.
Grupi i katërt i Nations League kryesohet nga Spanja me shtatë pikë që ndiqet nga gjermania dhe Ukraina në kuotën e gjashtë pikëve. Në vendin e fundit ndodhet Zvicra me dy pikë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut