Mandati i Olta Xhaçkës, Berisha thirrje Kushtetueses: Gjykoni me paanësi

17 Janar 2023 | 12:13

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi këtë të martë se ndaj Gjykatës Kushtetuese është duke u ushtruar një presion i madh nga maxhoranca në lidhje me vendimin për mandatin e ministres Olta Xhaçka.

Berisha i bëri apel gjykatës që ditën e nesërme të gjykojë me paanësi bazuar mbi interesin kombëtar dhe Kushtetutën e vendit.

Sipas tij Xhaçka ka shkelur Kushtetutën duke shpallur investitor strategjik bashkëshortin e saj. “Gjykimi është një provë e themeleve të Kushtetutës”, tha Berisha.

Gjithashtu ai shtoi: “Jam sot përpara jush për të denoncuar me forcën më të madhe përpjekjen mafioze, mobilizimin e papërmbajtur të Edi Ramës, Olsi Ramës, Amant Josifit, Artan Gaçes, për ndikime të shumëshllojshme mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në vendimin e tyre. Ky grup i strukturuar ka ndërmarrë dhe po ndërmerr forma antiligjore presioni ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese me qëllim që përmes firmës së Edi Ramës nga Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të statusit të investitorit strategjik të Shqipërisë me të paktën 5 milionë euro favor. Kushtetuta ka qindra nene por njëri ndër ta është neni i artë, neni që nuk lejon në mënyrë kategorike që nuk lejon ministrat dhe deputetët të pasurohen nga pasuritë publike kur ushtrojnë detyrën. Ky nen është shkel në mënyrën më flagrante kur ministrja siguroi për burrin e saj strategjik, statusin e investitorit strartegjik”.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)

Një kamion është rrëzuar paraditen e sotme në zonën e Drogostunjës, në Librazhd, duke shkaktuar bllokimin e plotë të qarkullimit rrugor. Sipas informacioneve nga vendngjarja,...
19:47 | 24/06/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026