Himni kombëtar do të këndohet çdo të hënë në shkolla
17 Janar 2023 |
16:41
Në 555-vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kryeministri Rama ka lajmëruar se është marrë vendimi që çdo të hënë nxënësit në shkolla të këndojnë himnin kombëtar.
“Himni i Flamurit që këndohet nga të gjithë nxënësit e shkollave sot, në ditën e 555-Vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, si edhe me vendimin që kështu do të këndohet himni në çdo shkollë, në krye të çdo jave të re mësimore- shkruan Rama në Facebook.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vendosi sot një kurorë në Memorialin “Skënderbe” në qytetin e Lezhës, në përkujtim të 555-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.
LEXONI GJITHASHTU:
- 555-vjetori i vdekjes së Skënderbeut | Begaj vendos kurorë në Memorialin “Skënderbe”
- Rama: Kemi nevojë që ta njohim dhe vlerësojmë më mirë figurën e Skënderbeut
Lajme të Sugjeruara
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit