555-vjetori i vdekjes së Skënderbeut | Begaj vendos kurorë në Memorialin “Skënderbe”
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vendosi sot një kurorë në Memorialin “Skënderbe” në qytetin e Lezhës, në përkujtim të 555-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Në fjalën e tij gjatë një aktiviteti përkujtimor të organizuar nga Bashkia Lezhë, Begaj u shpreh se jeta e Gjergj Kastriotit na kujton origjinalitetin e forcën e një populli autokton, pa orekse për territore që nuk i përkasin, por i palëkundshëm nga trojet e veta.
Kreu i Shtetut theksoi se jeta e Gjergj Kasriotit tregon suksesin e besimit tek vetvetja, pa i lakmuar askujt asgjë dhe se ai nuk është një legjendë, është një hero, por mbi të gjitha është një e vërtetë.
“Gjergj Kastrioti është Heroi ynë Kombëtar dhe ne i jemi mirënjohës për luftën, përpjekjet, sukseset dhe shembullin. E shqiptarët dinë të jenë mirënjohës. Por, Gjergj Kastrioti ishte mbi të gjitha një shqiptar si të tjerë në mote e sot, që kanë në zemër dashurinë për këtë tokë, kanë besim në cilësitë e tyre, dhe dinë të arrinë suksese për vete e për shumë të tjerë. Këta shqiptarë janë në Shqipëri e kudo në botë,” nënvizoi ndër të tjera Presidenti Begaj.
LEXONI GJITHASHTU
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos