Boraj: Ora e Franck Muller me portretin e Skënderbeut, mund të jetë porositur

8 Janar 2023 | 10:45

Bashkëthemeluesi dhe drejtori ekzekutiv i markës “JH”, Nertil Boraj thotë ora e prodhuar nga kompania zvicerane Franck Muller me portretin e Skënderbeut, mund të jetë porositur nga dikush.

Në një intervistë për Euronews Albania, Boraj u shpreh se në Zvicër ka shumë shqiptarë dhe mund të gjendet treg ku këto produkte të personalizuara të mund të shiten.

“Shqiptarët janë pak qejflinj të luksit, sidomos shqiptarët e Diasporës dhe kur bëhet fjalë për patriotizëm, kur shohin një orë, një çantë e blejnë pa problem.

Besoj se Franck Muller,  nuk e dimë se dy ditë ka që ka dalë tamam, nuk e dimë historinë tamam, ndoshta mund të jetë një porosi e dikujt. Besoj se Franc Muller në Zvicër ka shumë shqiptarë dhe kjo mund të jetë arsyeja”, theksoi ai.

Kompania e famshme e prodhimit të orëve Franck Muller ka nxjerrë në treg një model të quajtur “Vanguard Racing Skenderbeu”.

Bëhet fjalë për një model të limituar me fushë të kuqe, në sfond të së cilës duket shqiponja dykrenare dhe portreti i Gjergj Kastriot Skënderbeut është në qendër i punuar në ar.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026